SHBA uron Kosovën: Vendi i parë në Europë që pranon shtetas te huaj nga Amerika

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka falënderuar publikisht Kosovën për bashkëpunimin në një çështje kyçe për administratën amerikane.

Në një postim në platformën X, Prattipati theksoi se Kosova është vendi i parë në Evropë që ka pranuar shtetas të tretë të larguar nga Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar rolin e saj në sigurimin e kufijve amerikanë. “Sigurimi i kufirit amerikan është prioritet kyç i administratës Trump. E vlerësoj shumë si qeverinë, ashtu edhe popullin e Kosovës për këtë partneritet”, shkroi ajo.

Ky veprim tregon lidhjet e forta mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e sigurisë dhe migracionit, duke theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve.

Postimin e mbështeti edhe Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ndërkaq, qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi kohët e fundit se qëndrimi i 50 personave që do të kthehen në vendet e tyre të origjinës do të menaxhohet dhe koordinohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.