Një ngjarje tragjike tronditi mbrëmë qytetin Tolentino në provincën e Maceratës, Itali, ku një 55-vjeçar shqiptar masakroi me thikë ish-gruan e tij në sy të dhjetëra kalimtarëve.
Sipas mediave italiane, autori i krimit, pasi sulmoi brutalisht ish-bashkëshorten, nuk u largua nga vendi i ngjarjes, por qëndroi i qetë i ulur në një stol pranë viktimës deri në momentin kur u arrestua nga karabinierët. Ai nuk ka bërë përpjekje për t’u arratisur apo për t’u rezistuar policisë, ndërsa është dëgjuar të deklarojë: “E bëra atë që duhej.”
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në parkun e “Viale Benadduci”, ku viktima, Gentiana Hudhra, 45 vjeçe dhe nënë e dy vajzave 21 dhe 23 vjeç, po shkonte drejt punës së saj si kujdestare. Sulmuesi, ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte i ndarë prej tre vitesh nga ajo, dyshohet se e ndoqi me monopatinë përpara se ta sulmonte.
Burime nga autoritetet italiane bëjnë me dije se 55-vjeçari mund të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, megjithëse nuk kishte precedentë penalë apo denoncime për dhunë në familje.
Aktualisht, shqiptari mbahet nën kontroll nga policia, në pritje të mbërritjes së prokurorit për formalizimin e masës së sigurisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.