Në kuadër të festivalit ndërkombëtar të organizuar nga Bashkia e Patrasit, grupi i valleve të komunitetit shqiptar do të ngjitet në skenë për të sjellë ngjyra, ritme dhe emocion nga tradita shqiptare.
Të shtunën, më 15 qershor, në orën 21:30, në skenën e hapur të Faros, qytetarët e Patrasit dhe vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë një program të pasur artistik me valle nga jugu në veri të Shqipërisë, të interpretuara me pasion dhe krenari nga të rinjtë e komunitetit shqiptar.
“Do të kemi nderin t’ju kemi pranë, të na duartrokisni, të dëgjoni muzikën tonë të bukur shqiptare dhe të ndani me ne këtë mbrëmje feste,” – thuhet në ftesën e organizatorëve.
Hyrja është e lirë për të gjithë. Mos e humbisni këtë mundësi për të përjetuar nga afër kulturën e gjallë dhe mikpritjen shqiptare në zemër të Patrasit!
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.