Kanada/ Nënë e bir me origjinë nga Deçani humbin jetën tragjikisht

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Montreal të Kanadasë, ku një grua nga Deçani është mbytur në pishinë derisa po tentonte të shpëtonte djalin e saj tre-vjeçar.

Policia atje kanë konfirmuar vdekjen e të dyve në vendin e ngjarjes, ndërsa mediumi CTV News raporton se fillimisht kishe rënë djali në ujë dhe më pas për ta shpëtuar, gruaja 34-vjeçare u fut në pishinë, por nuk dinte not, transmeton Arbresh.info.

Ndërsa kryetarja e bashkisë së Lachine, Maja Vodanovic, postoi në rrjetet sociale, duke thënë se aksidenti ishte “makthi më i keq”.

“Ishte një top që ra në pishinën nëntokësore që shkaktoi një sërë ngjarjesh që çuan në mbytjen e fëmijës 3-vjeçar dhe nënës së tij 34-vjeçare, e cila u përpoq ta shpëtonte, por për fat të keq nuk dinte të notonte”, tha ajo./Arbresh.info

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.