Shqipëria forcon bashkëpunimin rajonal për arkeologjinë nënujore

E martë, 17 Nëntor, 2026

Përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe nga institucionet shqiptare të trashëgimisë kulturore morën pjesë në një trajnim rajonal të zhvilluar në Ulqin, kushtuar arkeologjisë nënujore dhe digjitalizimit të trashëgimisë përmes metodave bashkëkohore.

Ministri Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale momente nga ky aktivitet si dhe mesazhet kyçe të disa prej pjesëmarrësve, duke e cilësuar trajnimin si një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të pasurive kulturore nënujore të Shqipërisë.

“Nga fotogrametria te simulimet në zhytje, kjo përvojë rriti kapacitetet tona për ruajtjen dhe promovimin e thesareve nënujore, duke forcuar bashkëpunimin Shqipëri–Mal i Zi–Kroaci,” u shpreh Gonxhja. Ai theksoi gjithashtu se trashëgimia kulturore, edhe ajo që ndodhet nën ujë, duhet të marrë vëmendjen që meriton si një aset i çmuar për turizmin dhe edukimin.

Sabian Hasani, një nga specialistët pjesëmarrës, vlerësoi teknikisht përvojën e përfituar, sidomos në përdorimin e teknologjisë së fotogrametrisë. “Do të jetë një ndihmë e madhe, sidomos për ata si unë që nuk kanë pasur eksperiencë me arkeologjinë nënujore, e cila të ofron një perspektivë krejt tjetër,” u shpreh Hasani. Ai e quajti këtë fushë ende të pazhvilluar mirë në rajon dhe apeloi për përpjekje të bashkërenduara mes vendeve.

Edhe Frenk Peza, specialist në Agjencinë Kombëtare të Turizmit, e vlerësoi trajnimin si një përvojë domethënëse. “Na ndihmoi të kuptojmë si vende të ndryshme i qasen mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Kroacia është më e avancuar, por mënyra sesi duan të ndajnë përvojën është shumë frymëzuese,” u shpreh ai.

Blerina Toci vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të identifikuar dobësitë dhe për të punuar drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme në fushën e trashëgimisë kulturore. “Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për të parë drejt të ardhmes, duke mësuar nga e kaluara,” tha ajo.

Andrea Pambuku e përshkroi trajnimin si një mundësi për të mësuar si të mbrohen dhe të shfrytëzohen vendet nënujore për turizëm e edukim kulturor. Ndërsa Elisabeta Mosho theksoi rëndësinë e teknologjisë 3D në dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për zhvillimin e mëtejshëm të fushës.

Ky trajnim i përbashkët rajonal është një tjetër shembull i qasjes së re bashkëpunuese në fushën e trashëgimisë kulturore dhe integrimit të teknologjisë në ruajtjen e saj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.