Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

27 herë JO. Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e njëzet e shtatë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 7 qershor në orën 11:00

Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan vetëm 50 deputetë.

“50 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë,  asnjë abstenim, s’ka kuorum. Takohemi sërish me 7 qershor në ora 11:00”, tha ai kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Në 18 seanca radhazi nuk ka arritur të ketë kuorum për votimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.