Të gjitha shërbimet konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri kalojnë online

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se të gjitha shërbimet konsullore për qytetarët kosovarë do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht, përmes platformës zyrtare elektronike E-Kosova.

Vendimi i ri synon të rrisë efikasitetin dhe të shmangë pritjet e gjata, duke garantuar një menaxhim më të mirë të fluksit të kërkesave për dokumente personale si pasaporta, letërnjoftime, certifikata lindjeje apo shërbime të tjera konsullore.

Sipas udhëzimeve të publikuara nga Ambasada, qytetarët që kanë nevojë për një shërbim konsullor duhet të ndjekin këto hapa:

  1. Të aksesojnë platformën E-Kosova

  2. Të zgjedhin rubrikën “Shërbimet Konsullore”

  3. Të klikojnë në opsionin “Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës”

  4. Të përzgjedhin Ambasadën e Kosovës në Austri – Vjenë

  5. Të zgjedhin shërbimin e nevojshëm dhe të vazhdojnë me aplikimin

Ambasada apelon që qytetarët të paraqiten në kohën e caktuar sipas terminit të konfirmuar pranë zyrës konsullore, e cila ndodhet në adresën:
Wohllebengasse 4, Top 3, 1040 Vjenë

Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë përmes emailit: [email protected] ose në numrin e telefonit: +43 1 504 74 00.

Orari zyrtar i punës me qytetarët është:
E hënë – E enjte, nga ora 09:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:30 deri në 15:30.

Ky sistem i ri i menaxhimit të termineve pritet të lehtësojë ndjeshëm ofrimin e shërbimeve dhe të përmirësojë komunikimin ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve konsullore të Kosovës jashtë vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.