Pikniku veror: “Dita e Traditës Shqiptare – New York 2025”

E martë, 1 Korrik, 2025

Valhalla Westchester County, New York:  Çdo vit, komuniteti shqiptaro-amerikan i zonës “Tri-Shteteve” NY-NJ-CT, në nderime të Ditës së Traditës dhe Trashëgimisë Shqiptare”,  që i bie të dielën e parë të muajit qershor, mban piknikun “Dita Traditës dhe Trashëgimisë Shqiptare”, i cili është më i madhi në Amerikë, dhe i vetmi më i organizuari deri tani për më shumë se tre dekada. Pikniku “Dita e Traditës Shqiptare – New York”, është kthyer në një festë të gjallë të muzikës shqiptare, valle tradicionale, simboleve tona kombëtare, aktiviteteve sportive e kulturore e artistike, ushqimeve shqiptare, lojrave popullore, si dhe tregtimin ambulant të suvenireve, dhe veshjeve e pikturave  me simbolet tona kombëtare.
Si çdo vit edhe kësaj të diele (1 qershor 2025) pikniku është mbajtur në një parqet më të mëdha publike në këtë zonë “Kensico Dam Plaza”, në Valhalla Westchester County, New York. Kjo veprimtari madhështore mbahet nën kujdesin e Departamentit të Parqeve e të Argëtimit të Qarkut Westchester, në bashkërendim me Qendrën Kulturore “Nënë Tereza Center” pranë Kishës Katolike Shqiptare –  Zoja e Shkodrës, dhe kujdesin e veçantë të meshtarit Don Pjetër Popaj, me drejtor zotin Fran Çotaj.
Veprimtaria vjetore “Dita e Traditës Shqiptare – New York” konsiderohet si një haraç për kulturën shqiptare, duke përfshirë grupet e ndryshme artistike shqiptare, këngëtar e instrumentist muzikor shqiptar, dhe shikohet si një mundësi të rrallë për të dëgjuar dhe të parë një shumëllojshmëri të veshjeve folklorike nga të gjitha anët tona, si dhe të shijimit të ushqimeve tradicionale shqiptare, byrek, qofte, qebap mishë të pjekur në zgar, embëlsira, bakllava, revani, tollumba, kadaif e pije alkolike verë dhe raki rushi nga vendlindja.
Organizatori për çdo vjet sjell në këtë festë këngëtarët shqiptar, dhe, kërcimtarët e grupeve të vajzave dhe djemëve të valltarëve të  komunitetit. Këtë vit përformuan: Indrit Mlika, Ermina Bushi-Lleshaj, DJ Geni Hotaj, Grupi Rozafati, Shoqeria Kulturoro Artistike Kelmendi, Ansambli Folklorik Autokoton Rugova dhe Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane Struga nga Riverdale New Jersey.
 Festa e Traditës Shqiptare në Nju Jork, zgjati rreth dhjetë orë, duke sjellë te të gjithë pjesëmarrësit një kënaqësi për të plotësuar një ngjarje familjare, të kombinuar atë me sportet dhe aktivitetet për fëmijë në një atmosferë tipike shqiptare, si ato që mbahen nga komuniteti shqiptar në Amerikë me dekada të tëra.
Piknikun “Dita e Traditës Shqiptare 2025”, e bekojë dhe e përshëndeti me një fjalë rasti famullitari Dom Pjetër Popaj i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës.
“Për ta ndier këtë ditë të madhe, ” tha Dom Pjetri, Ditën e Traditës dhe Trashëgimisë Shqiptare, jemi në Shqiptarët: “Ngase, në qoftë se ne nuk e nderojmë këtë ditë, kush ka për të na e nderuar këtë festë të traditës dhe kulturës sonë kombëtare. Në qoftëse ne nuk dimë me i vlerësua kulturën e traditën tonë, athere kush pra ma mirë se na duhet me ditë, trashgmninë, kulturën e traditën Shqiptare.”
Duke e bekuar këtë ditë meshtari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, u lut që kjo festë të jetë edhe : “Një Falënderim për Zotin, që kjo ditë të jetë një ditë frymëzuese, për gjithë secilin që ta ndiej veten se janë Shqiptar dhe një Falënderim për Zotin që ne jemi Shqiptar, Zoti i bekoftë Shqiptarët”, tha ai.
Ndërkohë, festa e shqiptarve në parkun Kensico Dam Plaza u përshëndet edhe nga zyrtarë të Prefekturës së Qarkut Westchester, zyra e Majorit të Yonkers, zyrtarve lokalë, David Tubiolo dhe politikanve e aktivistve të dalluar të komunitetit shqiptar, të cilët vlerësuan kontributin e shqiptarve në këtë qark, dhe thanë se edhe ata që nuk janë banorë të Westchester-it, po e ndiejnë vetën si në “shtëpinë” e tyre. Të gjithë “po e ndjenë veten “pakëz shqiptarë”, në këtë park ku shfaqet krenaria dhe bujaria shqiptare, thanë ata.
“Mendoj se është e rëndësishme të vlerësojmë që Qarku Westchester është me të vërtetë një mozaik komunitetesh nga e gjithë bota, që kanë shumë prejardhje të ndryshme etnike dhe janë duke festuar secilin prej këtyre grupeve të ndryshme, kurse ne po festojmë sot me Shqiptarët”, shkruan në X, Drejtori Ekzekutiv i Qarkut Westchester, George Latimer, duke shtuar se : “Westchester, është vendi që mirëpret njerëz të feve të ndryshme, racave të ndryshme, prejardhjeve të ndryshme me muzikë, valle, ushqime të shkëlqyera, duke përfshirë veshje që pasqyrojnë kulturën e traditën e tyre që po nderohet nga të gjithë ne.”
Mark Shkreli – Drejtor i Revistës “Jeta Katolike”, shkruajti në një status të tij në rrjetin social facebook, se si ky piknik sipas tij për 21 vjet, i ja ka arritur qëllimit të tij që këta të rinjë e të reja, të ruajnë traditën dhe kulturën shqiptare , ashtu edhe për të krijuar lidhje miqësore me fëmijë të tjerë, me të cilët ata i bashkojnë lidhjet e tyre me botën shqiptare, në mërgim .
” Dita e Traditës Shqiptare, organizuar nga Qendra Nëna Tereze pranë Kishës Katolike Zoja e Shkodrës që nga qershori 2004, është një dite feste që po i bashkon edhe më shumë shqiptarët, dhe ka gëzuar e kënaqur ata me krenarinë shqiptare në Amerikë” thotë Shkreli..
Ai, po ashtu ka pohuar se, vetë fakti që, në një piknik të tillë marrin pjesë mijëra vetë, nuk mund të konsiderohet tjetër përveç arritje e lartë, dhe, gjeja më e rendësishme, duhet të jetë ndërlidhjet mes të rinjve shqiptarë, pa dallim besimi apo krahine. Të gjithë ndihen SHQIPTRARË,……   “Në çdo pjesë të parkut të madh, ndihet vetëm gjuha shqipe, tingëllon kënga shqipe, kërcehet vallja shqipe.”
 Në Kensico Dam Plaza, Valhalla, New York, Qendra Kulturore Nënë Tereza e Famullisë Zoja e Shkodrës, dhe zyra e Parqeve të Qarkut Westchester edhe për këtë vitë me shumë sukses e organizuan festën e përvitshme të nderimit të traditës e trashëgimisë kulturore e shpirtërore shqiptare në Amerikë. Me pjesëmarrjen më të madhe të shqiptarëve nga Nju Jorku, e zonat për reth tij, të artistëve e grupeve kulturore, shoqatave e organizatave patriotike, bashkimin e të gjithë shqiptarëve, shpalosjen e vlerave tona më të vyera kombëtare në diasporë, duke bërë edhe një sukses tjetër shqiptar në këtë komunitet me traditën tonë e cila është pasuri dhe trashëgimi e identitetit kombëtar, që ruhet në mënyrë të shkëlqyer prej shqiptarëve të Amerikës.
 
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.