Garantimi i sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare përmes shkëmbimit të informacioneve ishte në qendër të vizitës zyrtare që drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë datave 15-17 maj.
Vizita e saj përfshiu takime të nivelit të lartë me drejtues të Zyrës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së (ODNI), të Departamentit të Shtetit dhe me kreun e CIA-s, Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, John Ratcliffe. Të tilla takime rrallë bëhen publike, por kësaj here u shoqëruan me një njoftim për shtyp nga vetë SHISH, çka thekson rëndësinë dhe transparencën e këtij angazhimi institucional.
Në takimin me znj. Tulsi Gabbard, Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, u diskutuan sfidat në fushën e sigurisë dhe inteligjencës, si dhe u theksua roli i Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon. “SHISH u vlerësua si partner i besueshëm, ndërsa bashkëpunimi me strukturat amerikane konsiderohet kyç për sigurinë kolektive”, thuhet në deklaratë.
Takimi me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, u përqendrua në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rritjen e kapaciteteve inteligjente në funksion të identifikimit dhe parandalimit të kërcënimeve të përbashkëta. U shkëmbyen vlerësime për situatën aktuale të sigurisë, si dhe u diskutua mbi bashkëpunimin teknologjik dhe operacional në rritje.
Në përfundim të komunikatës, SHISH nënvizon se kjo vizitë në Uashington konfirmon përkushtimin e agjencive respektive për të ofruar inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese, në funksion të sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.