Spiropali në Prishtinë: Koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u takua sot me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi u zhvillua në kuadër të Forumit të 3-të Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Në qendër të diskutimeve ishte përshpejtimi i integrimit evropian dhe euro-atlantik të Kosovës, si dhe forcimi i rolit të saj në arenën ndërkombëtare. Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqipëria mbështet pa kushte Kosovën në këto procese.

“Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes ndaj Kosovës. Është koha për heqjen e sanksioneve dhe për inkurajimin e shtetit më të ri demokratik të Evropës drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europës”, deklaroi Spiropali.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë, të dyja përfaqësueset nënvizuan nevojën për rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe për forcimin e rolit të faktorit shqiptar në rajon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.