Në Volos, fëmijët shqiptarë festojnë 1 Qershorin me gjuhë dhe lojëra kulturore

E martë, 1 Korrik, 2025

Në një nga parqet publike të qytetit të Volosit, mes gjelbërimit dhe zërave të fëmijëve, u zhvillua një festë modeste, por domethënëse: komuniteti shqiptar që ndjek mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare festoi Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Të veshur me bluza të shtypura me vargje të vjershës “Po të qeshin gjithë fëmijët” “Αν γελούν όλα τα παιδιά” të Giani Rodarit në shqip dhe greqisht, nxënësit recituan poezi dhe morën pjesë në lojëra tradicionale. Ndër aktivitetet, spikati loja “Mos u nxeh”, e përshtatur për të prezantuar emra qytetesh shqiptare si Shkodra, Korça dhe Gjirokastra.

Përtej aspektit festiv, ngjarja synonte të ofronte një hapësirë ku fëmijët të lidhen me gjuhën amtare dhe elementët bazë të trashëgimisë kulturore. Prania e prindërve dhe përfshirja e tyre aktive në organizim e bëri aktivitetin një shembull të angazhimit të komunitetit për ruajtjen e identitetit në emigracion.

Nuk kishte podiume apo skenografi të mëdha. Por kishte një përpjekje të qartë për të krijuar një moment të përbashkët – ku mësues, nxënës dhe familjarë mund të ndajnë kohë, gjuhë dhe vlera që i mbajnë të lidhur me origjinën e tyre.

Nga Aurela Konduri

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.