Britania përballet me fluksin më të madh ditor të emigrantëve për vitin 2025

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Mbretëria e Bashkuar është përballur këtë të shtunë shtunën me fluksin më të madh ditor të emigrantëve të paligjshëm për vitin 2025, pasi mbi 1,000 persona kaluan Kanalin e La Manshit me gomone, në kërkim të azilit.

Sipas mediave britanike, rreth 18 mjete të mbushura me burra, gra dhe fëmijë nisën udhëtimin nga brigjet veriore të Francës drejt Anglisë. Forcat franceze qëndruan në vëzhgim, ndërsa Forcat Kufitare britanike u detyruan të mobilizojnë 11 mjete detare dhe 2 avionë për të menaxhuar situatën emergjente.

Kjo ditë e tejkaloi rekordin e mëparshëm për këtë vit – 825 persona – dhe e çoi numrin total të emigrantëve që kanë kaluar Kanalin në 14,600 për vitin 2025, rreth 30% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ngjarja ka ndezur debate të ashpra politike. Sekretari i Brendshëm në hije, Chris Philp, e quajti këtë një “ditë turpi” për qeverinë laburiste, duke akuzuar kryeministrin Keir Starmer për humbjen e kontrollit mbi kufijtë.

“Gomone që përmbytin Kanalin, Forcat Kufitare në pikën e thyerjes, dhe madje edhe anije peshkimi të përfshira në operacionet e shpëtimit. Ky është një shtet që po shkon drejt kaosit në det,” – tha Philp.

Fluksi i emigrantëve mbetet sfidë e madhe për autoritetet britanike, ndërsa politikat e azilit dhe mbrojtja e kufijve pritet të jenë çështje kyçe në agjendën politike të muajve në vijim.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.