Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot ngjarjet tragjike të 1 qershorit 1998, kur forcat serbe zhvilluan një ofensivë të egër ushtarake në rajonin e Dukagjinit, me fokus në komunën e Deçanit, duke kryer krime të rënda kundër popullatës shqiptare.
“Më 1 qershor 1998, në kuadër të një fushate të gjerë ushtarake në Dukagjin, forcat serbe kryen një operacion të egër që përfshiu rrethimin dhe bombardimin e fshatrave si Pobërgjë, Hulaj, Batushë dhe të tjerë përreth,” u shpreh Kurti.
Ai citoi raportet e organizatave ndërkombëtare si Human Rights Watch dhe OSBE, të cilat dokumentojnë përdorimin e armëve të rënda ndaj vendbanimeve civile, zhvendosje të dhunshme, ekzekutime dhe zhdukje të civilëve të pafajshëm, si dhe shkatërrim të qëllimshëm të pronës.
Në përvjetorin e 27-të të kësaj ngjarjeje të dhimbshme, Kurti tha se nderohen 19 civilët e vrarë nga forcat serbe, si dhe të gjithë ata që ranë gjatë luftës për liri.
“Kjo ditë na rikujton dhimbjen, por edhe vendosmërinë e popullit tonë për liri dhe dinjitet. Sakrifica e popullit të Kosovës mbetet themel i lirisë dhe shtetësisë sonë,” theksoi ai.
“I paharruar qoftë kujtimi i të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Lavdi e përjetshme,” përfundoi Kurti.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.