Xhubleta frymëzon të rinjtë e shkollave profesionale

E martë, 17 Nëntor, 2026

Trashëgimia kulturore shqiptare mori jetë në një aktivitet unik artistik, ku nxënës dhe mësues të shkollave profesionale nga Shkodra, Tirana dhe Elbasani sollën në skenë një spektakël mode të frymëzuar nga xhubleta – veshja e lashtë shqiptare e shpallur nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Në këtë aktivitet përmbyllës, tradita dhe moderniteti u shkrinë në një shfaqje krijimtarie e mjeshtërie, ku të rinjtë treguan se aftësimi profesional është një rrugë e fortë drejt vetërealizimit dhe inovacionit kulturor.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe pasionin e nxënësve dhe mësuesve pjesëmarrës, duke vlerësuar këtë aktivitet si një dëshmi të fuqisë transformuese të edukimit profesional në ruajtjen dhe ripërjetimin e trashëgimisë.

Xhubleta – veshje e grave të Malësisë, me origjinë që daton nga epoka e bronzit – u kthye në pikënisje për krijime bashkëkohore që ruajnë identitetin dhe shpirtin e saj unik. Aktiviteti tregoi se kjo veshje katërmijëvjeçare nuk është vetëm një relike historike, por një simbol i gjallë që mund të frymëzojë brezat e rinj.

MEKI falënderoi për organizimin fondacionin “Tre Mariat”, Qendrën Antropologjike Xhubleta, AKPA për bashkëpunimin me shkollat profesionale, SDC/S4J për mbështetjen, Drejtorinë e Pronësisë Industriale për ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen ligjore të krijimeve, si dhe mësuesit e drejtuesit e shkollave për përkushtimin e tyre të përditshëm.

“Ky projekt është dëshmi se kur rinia, kultura dhe edukimi bashkëpunojnë, rrënjët dhe krahët ecin bashkë”, u theksua në përmbyllje të aktivitetit, i cili u zhvillua me mbështetjen e Albanian Night – një shtëpi e madhe e artit dhe mikpritjes shqiptare.

Xhubleta shqiptare u pranua më 28 nëntor 2022 në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, si një pasuri unike që tashmë i përket gjithë njerëzimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.