Ekipi shqiptar “Deçiqi” fiton Kupën e Malit të Zi për herë të parë në histori

E martë, 17 Nëntor, 2026

Skuadra shqiptare e Deçiqit nga Tuzi ka arritur një tjetër sukses historik në futbollin malazez, duke fituar për herë të parë Kupën e Malit të Zi. Në finalen e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “Topolica” në Bar, Deçiqi triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Mornarit.

Golin vendimtar e realizoi Asmir Kajeviq, pas një asistimi të shkëlqyer nga Jonathan Dreshaj, duke i dhënë fund pritjes së gjatë për këtë trofe prestigjioz, pas dy finaleve të humbura më parë ndaj Buduqnostit.

Pas suksesit të madh në kampionatin e kaluar, ku fitoi titullin e kampionit të Malit të Zi, Deçiqi konfirmon dominimin e tij në futbollin vendor me këtë trofe të dytë të rëndësishëm brenda pak kohësh.

Ky triumf gjithashtu i garanton ekipit të Tuzit pjesëmarrjen në kualifikimet për Ligën e Konferencës Evropiane, duke i hapur rrugë garave evropiane edhe këtë verë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.