Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, gjatë Udiencës së Përgjithshme të mbajtur të mërkurën në Vatikan.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Imzot Gjergji ndau edhe pamje nga takimi dhe bëri me dije se gjatë bisedës i ka treguar Papës se të dielën e kaluar, së bashku me komunitetin shqiptar katolik në Itali, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano.
Gjithashtu, Ipeshkvi Meta e ftoi Atin e Shenjtë që të vizitojë Shqipërinë, duke e përshëndetur për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe duke shprehur dëshirën për një takim të mëtejshëm në vendin tonë.
“Sot, më 28 maj 2025, ipeshkvi i Dioqezës sonë të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, përshëndeti Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës. Në emër të ipeshkvijve dhe Kishës Katolike në Shqipëri, e urova Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij dhe e ftoj të vijë në vendin tonë. Qoftë lëvduar Jezu Krishti!” – shkruan Imzot Gjergji në postimin e tij.
Ky takim nënvizon lidhjet e forta midis Kishës Katolike shqiptare dhe Selisë së Shenjtë, si dhe rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve fetare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.