Ministria e Jashtme gjermane mbështet intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka konfirmuar se vazhdon të mbështesë trashëgiminë e ish-kancelarit Scholz në procesin e normalizimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pak javë pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, danezi Peter Sorensen, vizitoi Berlinin, ku u takua me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme gjermane.

Gazeta Express raporton se Sorensen është takuar me Sekretarin e Shtetit, Geza Andras von Geyr, si dhe me këshilltarin për politikë të jashtme të kancelarit Olaf Scholz, Gunter Sautter. Një zëdhënës i MPJ-së gjermane theksoi për Express se Berlini zyrtar e përkrah plotësisht punën e Sorensen dhe bën thirrje për angazhim konstruktiv nga të dyja palët për zgjidhjen e mospajtimeve dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian mbetet rruga e vetme për një paqe të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë në rajon,” theksoi zëdhënësi. Ai shtoi se dialogu ka sjellë përparime të rëndësishme, si në çështjet e energjisë elektrike në veri të Kosovës dhe njohjen e targave të automjeteve.

Gjermania gjithashtu promovon Procesin e Berlinit si një platformë për zgjidhje pragmatike dhe përmirësim të bashkëpunimit rajonal, që do të ketë ndikim pozitiv në Kosovë dhe Serbi. Berlini i bën thirrje të dyja palëve të vazhdojnë me angazhimin konstruktiv dhe respektimin e marrëveshjeve të arritura.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.