Për herë të 23-të dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Ka dështuar sërish përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës, tashmë për të 23-ën herë me radhë. Në seancën e sotme, të mbajtur nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, ishin të pranishëm 111 deputetë, por sërish nuk pati kuorum për votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Në votimin për komisionin që do të mbikëqyrte procesin e fshehtë, 55 deputetë votuan pro, një kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Për shkak të mungesës së kuorumit, Dehari ndërpreu seancën, duke njoftuar se ajo do të vazhdojë të shtunën në orën 11:30.

Në prag të seancës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi për mediat se nuk pret ndonjë propozim surprizë nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentar.

“Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, nuk është çështje e befasive. Unë jam i gatshëm të takohem kurdo që kam ftesë. Kemi pirë kafe me Glaukun para dy ditësh, kemi biseduar – është normale të diskutojmë për zhvillimet dhe të trajtojmë shqetësimet”, u shpreh Limaj.

Ai shtoi se ekzistojnë disa mundësi për të tejkaluar këtë situatë politike, por mbetet e paqartë nëse do të shfrytëzohen. Lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen, Limaj nënvizoi se Nisma është e gatshme të japë kontribut në Kuvend.

“Ne besojmë se në këtë fazë mund të japim kontribut më të madh në bashkëpunim parlamentar. Këtë ndërtesë të Parlamentit dhe funksionimin e saj e njoh mirë”, theksoi Limaj.

Bllokimi institucional në Kosovë po hyn në javën e nëntë, me partitë që ende nuk po arrijnë të gjejnë një zgjidhje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe hapjen e rrugës për formimin e qeverisë së re.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.