Kabineti qeveritar gjerman ka miratuar sot dy projektligje të propozuara nga Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, të cilat synojnë kufizimin e mundësisë për bashkime familjare për disa kategori refugjatësh dhe heqjen e procedurës së përshpejtuar për marrjen e shtetësisë gjermane për migrantët e integruar.
Sipas projektligjit të parë, do të kufizohet e drejta për bashkim familjar për personat që gëzojnë statusin e “mbrojtjes së pjesshme” (subsidiary protection) – një kategori që përfshin individë të cilëve nuk u është njohur plotësisht statusi i refugjatit, por që lejohen të qëndrojnë në Gjermani për shkak të rrezikut të ndjekjes politike në vendet e tyre të origjinës.
Ndërkohë, projektligji i dytë synon të anulojë rregulloren e vendosur nga qeveria e mëparshme, e cila lejonte marrjen e shtetësisë pas vetëm tre vitesh qëndrimi për migrantët të integruar në mënyrë të shkëlqyer, duke rikthyer afatin standard prej pesë vitesh për aplikim.
I pyetur se çfarë ndikimi do të ketë heqja e mundësisë për marrjen më të shpejtë të shtetësisë mbi aftësinë e Gjermanisë për të tërhequr fuqinë punëtore të kualifikuar nga jashtë Dobrindt tha:
“Nëse dëshirohet, shtetësia gjermane mund të merrret pas 5 vitesh. Në fakt, kjo mbetet ende një procedurë relativisht e shpejtë e natyralizimit sipas standardeve ndërkombëtare. Unë së paku nuk kam dijeni për vende të tjera në Europë që lejojnë natyralizmin (marrjen e shtetësisë) në një periudhë kohe kaq të shkurtër. Prandaj, nuk parashikoj asnjë pengesë për individët me kualifikime të larta nëse eliminojmë këtë lloj procedure të përshpejtuar të natyralizimit”.
Të dy projektligjet duhet të miratohen ende nga Bundestagu – Dhoma e Ulët e Parlamentit Gjerman – për të hyrë në fuqi.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit të kaluar, rreth 200.000 shtetas të huaj kanë marrë shtetësinë gjermane – një rekord për 25 vitet e fundit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shtetas shqiptarë, të cilët përfituan nga rregullat ekzistuese të shtetësisë së përshpejtuar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.