Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u shpreh e prerë se Vetëvendosje tashmë ka marrë qëndrim për konstituimin e Kuvendit dhe theksoi se deputetët duhet të marrin pjesë në votim për komisionin për votim të fshehtë, qoftë duke votuar për, kundër apo duke abstenuar.
“Jo që të vinë në Kuvendin e Kosovës dhe të mos marrin fare pjesë në votim. Pra këtu shtrohet pyetja se ‘për çka po vinë’. Në qoftë se vijnë dhe nuk votojnë, nuk janë duke e kryer detyrën e deputetit”, tha Haxhiu.
Sa i përket bashkëpunimit mes LVV-së dhe Nismës, ministrja theksoi se i shohin këta të fundit si partnerë dhe se diskutimet për këtë vazhdojnë, me shpresën që të përmbyllen sa më shpejt, por shtoi se përpara qeverisë është Kuvendi që duhet të konstituohet.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi, sepse kemi shumë plane në Qeverinë Kurti 3, prandaj është shumë e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi”, tha ajo.
Në fjalën e saj, Haxhiu kërkoi nga deputetët që të votojnë për komisionin për votim të fshehtë, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim me subjektet politike, por pa pranuar kërkesa të paarsyeshme që nuk përputhen me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
Në lidhje me pagat e ministrave për muajin maj, Haxhiu konfirmoi se ato do të paguhen si zakonisht.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.