Zbardhet vrasja e noteres në Zakynthos, arrestohen tre shqiptarë

E martë, 1 Korrik, 2025

Policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë – baba, bir dhe xhaxha – si autorë të dyshuar të vrasjes së noterës 69-vjeçare Mariza Tertseti Papadata, e cila u gjet e pajetë pranë shtëpisë së saj në Zakynthos në muajin shkurt. Lidhja familjare mes të ndaluarve dhe origjina e tyre janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë publikë.

Zbardhja e ngjarjes erdhi pas hetimeve të Departamentit të Vrasjeve, ku një rol vendimtar luajti rrëfimi i xhaxhait, banues në Nemea. Ai pranoi përfshirjen në krim dhe dha detaje mbi planin e grabitjes, që u kthye në vrasje. Sipas dëshmisë së tij, një ditë para ngjarjes ai kishte udhëtuar drejt ishullit për t’u takuar me të vëllanë, ku planifikuan grabitjen e viktimës, duke qenë të informuar për sasinë e parave që ajo mbante në banesë.

Të nesërmen, të maskuar me kapuçë, doreza dhe maska, dy vëllezërit i zunë pritë noterës pranë shtëpisë së saj, ndërsa djali i njërës palë kishte marrë me qira një banesë dhe luante rolin e shoferit. Noterja u përpoq të rezistonte dhe gjatë përplasjes u godit me thikë në kofshë, duke humbur jetën si pasojë e një hemorragjie të madhe. Mjeku ligjor konfirmoi se vdekja ndodhi brenda pak minutash.

Pas ngjarjes, dy autorët u larguan në këmbë për më shumë se një orë derisa u morën me makinë nga djali. Rrobat e përgjakura u dogjën dhe arma e krimit u zhduk. Vetëm babai nuk ka pranuar të ketë kryer goditjen fatale, ndryshe nga djali dhe xhaxhai, të cilët kanë rrëfyer në detaje gjithçka para hetuesve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.