Milan prezanton Igli Taren si Drejtor Sportiv

E martë, 17 Nëntor, 2026

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi italian AC Milan ka njoftuar emërimin e ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit, Igli Tare si Drejtor Sportiv.

“Ai do të raportojë drejtpërdrejt te Drejtori Ekzekutiv i Klubit, Giorgio Furlani. I lindur në Vlorë (Shqipëri) më 25 korrik 1973, Tare ka përvojë të gjerë në futbollin profesionist italian, duke luajtur për Brescia-n, Bologna-n dhe Lazion. Pasi u tërhoq nga karriera e tij si lojtar, ai e afirmoi veten si një drejtues i profilit të lartë, duke shërbyer si Drejtor Sportiv i SS Lazio për më shumë se pesëmbëdhjetë vjet. Gjatë qëndrimit të tij në detyrë, ai kontribuoi ndjeshëm në sukseset e fundit të Klubit, duke përfshirë tre tituj të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa Italiane”, thuhet në prezantimin që klub i kuqezi i bën Tares.

Më tej nënvizohet se Drejtori ekzekutiv i klubit, Giorgio Furlani ka deklaruar mbështetjen për Taren dhe ka vlerësuar eksperiencën e tij në Serinë A.

“Jemi të kënaqur të mirëpresim Igli Tare në familjen Rossoneri. Ai është personi i duhur për të filluar rifillimin tonë: kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me një kuptim të thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të Klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv”, deklaron Forlani.

Vetë Tare është shprehur se “të bëhesh pjesë e një klubi si Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie e madhe”.

“Falënderoj Klubin që më besoi këtë rol. Klubi e njeh vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të pasur sukses: Do t’ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij Klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe evropian”, tha Tare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.