Lamtumirë mjeshtër Piro Milkani!

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Lamtumirë mjeshtër Piro Milkani!

Piro Milkani, një nga kineastët e parë dhe më të njohur të kinematografisë shqiptare, mbylli sytë përgjithnjë të shtunën në mbrëmje në moshën 86-vjeçare.

“Iku babai, shoku dhe kolegu im”, shkroi djali i tij, Eno Milkani, në një postim në rrjetet sociale ku njoftoi ndarjen nga jeta të të atit, i cili u përcoll këtë mesditë në banesën e fundit.

Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua në degën e operatorit.

Karriera e tij në kinematografi përfshin regjinë e mbi 20 filmave artistikë dhe dokumentarë, duke përfshirë tituj të njohur si “Kur zbardhi një ditë” (1971), “Zonja nga qyteti” (1976), “Ballë për ballë” (1979), “Militanti” (1984) dhe “Ngjyrat e moshës” (1990). Përveç regjisorit, ai ka kontribuar edhe si skenarist, operator dhe producent

Në vitin 1997, Milkani u nderua me “Çmim të Veçantë” për të gjithë krijimtarinë e tij artistike në Euro-Festivalin e Saint-Étienne, Francë. Në vitin 1987, ai mori titullin “Artist i Popullit”.

Në vitin 2024, Milkani mori diplomën e tij të Fakultetit të Filmit pas 63 vitesh, një ngjarje që u shënua me një ceremoni në Çeki.

Përveç karrierës së tij në kinematografi, Milkani ka pasur një periudhë si diplomat dhe ka kontribuar në organizimin e festivaleve të filmit.

Vepra e tij ka lënë një ndikim të thellë në kulturën shqiptare dhe do të kujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e filmit.

Piro Milkani me djalin e tij, Eno
Piro Milkani me djalin e tij, Eno

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.