SHBA/ Nga 30 maji deri më 1 qershor Worcester feston trashëgiminë shqiptare

E enjte, 3 Korrik, 2025

Çdo dy vjet që prej vitit 1983, Kisha Ortodokse Shqiptare “Shën Mëria” në rrugën Salisbury, shndërrohet në qendër të një feste që zgjat gjithë fundjavën gjatë Festivalit Shqiptar, dhe këtë vit, festa do të rikthehet nga 30 maji deri më 1 qershor.

“Shqiptarët njihen për mikpritjen, ndaj çdo vit që organizojmë këtë ngjarje, është një mënyrë e mrekullueshme për të treguar trashëgiminë shqiptare dhe mikpritjen e popullit tonë,” – thotë organizatori Ilia Terova. “Të njohësh njerëz të rinj gjatë festivalit dhe t’i dëgjosh të thonë ‘Bravo’, këto janë historitë e mia të preferuara.”

Gjatë tre ditëve të festivalit, vizitorët do të kenë mundësi të shohin valle tradicionale shqiptare nga grupi “ValleTona” i Kishës “Shën Mëria”, të dëgjojnë këngë tradicionale nga trevat e veriut dhe jugut të Shqipërisë, të marrin pjesë në ture arkitekturore të kishës, si dhe të bëjnë pazar në tregun e brendshëm të kishës, ku ofrohen art, stoli, ikona fetare dhe produkte të tjera.

Do të ketë edhe një shumëllojshmëri ushqimesh shqiptare në menu, përfshirë qebap me mish qengji në zgarrë, petulla të skuqura shqiptare, byrek me spinaq, bakllava, si dhe suxhukë – të preferuarat e Terovës, pasi i kujtojnë vendlindjen e tij, Korçën.

“Janë shumë të mira për t’i ndarë me miqtë dhe, nëse dëshiron të pish një birrë, shkojnë shumë mirë me të,” – tha Terova.

Përgatitjet dhe programi

Festimet nisin më 30 maj në orën 17:00 me ceremoninë e hapjes dhe muzikë nga DJ-t, që do të zgjasë deri në mesnatë. Sipas Terovës, çdo ditë tërheq një lloj të ndryshëm audience.

“Të premten, njerëzit sapo kanë dalë nga puna dhe më së shumti vijnë të rinjtë, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët që jetojnë në Worcester,” – tha ai.

E shtuna është gjithmonë dita më e ngarkuar dhe më e gjatë e festivalit, nga ora 12:00 deri në mesnatë, ndërsa e diela ka atmosferë më të qetë, duke pritur vizitorë nga 12:00 deri në 19:00. Për fëmijët, do të ketë një zonë me lodra  pasditeve dhe në mbrëmje, ndërkohë që shitës të tjerë do të ofrojnë sheqerkate pambuku, kokoshka dhe akullore.

Terova është pjesë e festivalit që nga viti 1999, duke shërbyer në role të ndryshme, dhe aktualisht është një nga pesë bashkëdrejtuesit e tij. Ai tregon se përgatitjet për festivalin nisin disa muaj përpara.

“Është thuajse si një punë me kohë të plotë – të sigurohemi që kemi marrë të gjitha lejet e nevojshme nga qyteti i Worcesterit dhe që janë organizuar furnizimet ushqimore dhe përgatitjet për ëmbëlsirat që piqen,” – tha ai.

“Njerëzit shtohen vit pas viti”

Festivali i kaluar, në vitin 2023, ishte i pari për Terovën në rolin e bashkëdrejtuesit. Edhe pse atmosfera ishte festive, moti i keq detyroi shumë vizitorë të qëndronin nën tendën e madhe ku zhvillohen shumica e aktiviteteve.

“Herën e fundit na zuri pak shiu. Ra shi të tre ditët, dhe nga një javë me mot të shkëlqyer me temperatura mbi 26 gradë Celsius, u kthyem te moti tipik i New England, që ndryshon përnjëherë,” – tregoi ai.

Festivali Shqiptar është një nga ngjarjet që hap sezonin e festivaleve kulturore në Worcester, të cilat përfaqësojnë komunitete të ndryshme emigrantësh nga e gjithë bota. Terova tha se ka shumë ngjashmëri mes tyre.

“Shihen qartë ngjashmëritë në gjithë rajonin e Ballkanit – ka shumë pika të përbashkëta me komunitetet greke dhe rumune, por edhe më gjerë. Ngjashëm me italianët, ne duam të ulemi, të hamë dhe të shijojmë jetën,” – tha ai.

Terova parashikon se mbi 10,000 vizitorë do të marrin pjesë gjatë tre ditëve të festivalit, disa prej të cilëve do të vijnë jo vetëm nga Massachusetts, por edhe nga shtetet e tjera të New England, New Yorku, madje edhe nga Chicago.

“Turmat janë shtuar me kalimin e viteve dhe njerëzit janë gjithnjë e më të entuziazmuar. Madje, disa nisin të interesohen që një vit përpara: ‘Do ta mbani festivalin?’” – tregoi ai.

Edhe pse ka shumë kujtime të bukura gjatë katër dekadave të festivalit, një nga aspektet më të dashura për Terovën është zhvillimi i vullnetarëve të rinj.

“Njerëz që ndoshta 15 vjet më parë ishin vetëm pjesë e grupit të valleve, tani janë drejtues zonash të ndryshme të festivalit. Janë rritur me këtë traditë dhe janë bërë mikpritës të mrekullueshëm për të gjithë,” – përfundoi ai.

Festivali Shqiptar 2025

  • Kur: 30 maj, ora 17:00 – 00:00
    31 maj, ora 12:00 – 00:00
    1 qershor, ora 12:00 – 19:00

  • Ku: Kisha Ortodokse Shqiptare “Shën Mëria”, 535 Salisbury St., Worcester

  • Çmimi: $2 për të rriturit. Fëmijët nën 12 vjeç futen falas.
    Më shumë info: albanianfestival.org

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.