Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë qytetarët se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për të cilat është kryer aplikimi në datat 12, 13, 14, 15, 16 dhe 17 maj 2025.
Dokumentet biometrikë mund të tërhiqen në dy mënyra:
Fizikisht në sportel, gjatë orarit zyrtar të punës:
Me postë/korrier, në adresën e deklaruar gjatë aplikimit.
Ambasada kujton qytetarët se për tërheqjen e dokumenteve duhet të kenë me vete kuponin e aplikimit.
Një njoftim i rëndësishëm lidhet me kartat ID të dërguara me postë, të cilat nuk janë të aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri.
Gjithashtu, Ambasada bën me dije se afati për tërheqjen e dokumenteve biometrikë është një vit nga dita e aplikimit. Nëse nuk tërhiqen brenda këtij afati, ato do të konsiderohen të refuzuara.
Qytetarët ftohen të ndjekin udhëzimet dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për tërheqjen në kohë të dokumenteve të tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.