Policia greke ka vënë në pranga Mekel Selimajn, 46 vjeç nga Vlora, i dyshuar si autori i vrasjes së Altin Arapajt, 41-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet pranë një vreshti në zonën e Rafinës.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 46-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare.
Sipas informacioneve, autori u gjet në një apartament në orët e para të mëngjesit në zonën Glyka Nera dhe u arrestua.
Gruaja e 41-vjeçarit kontaktoi autoritetet mëngjesin e së mërkurës, duke raportuar se mori një telefonatë nga ai se është qëlluar në fytyrë nga një person, të cilit i kishte përmendur edhe emrin, dhe i kërkoi që të përpiqej ta gjente. “Ndihmë, më kanë qëlluar në kokë nga…, zbuloni se ku jam”, thuhet se ka thënë ai.
Hetimi i policisë zbuloi se natën e së martës së kaluar, viktima, autori i dyshuar dhe dy persona të tjerë u takuan në Artemidë. Ata hipën në një makinë të drejtuar nga personi i emëruar nga viktima dhe bënë një ndalesë të shkurtër në Rafinë. Atje, autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.