Celibashi:Votimi nga jashtë, proces model me integritet e transparencë të plotë

E enjte, 3 Korrik, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vlerësuar si model të suksesshëm procesin e votimit nga jashtë për emigrantët shqiptarë, duke theksuar se administrimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë i plotë dhe me integritet.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi theksoi se çdo fazë e këtij procesi është realizuar nën mbikëqyrje të rreptë dhe është i dokumentuar në mënyrë të detajuar. “Jemi në gjendje t’u japim përgjigje çdo pretendimi të ngritur nga subjektet politike. Procesi është zhvilluar si model nga çdo pikëpamje”, deklaroi ai, duke shtuar se e drejta për të kontestuar është legjitime, por KQZ ka të gjitha provat që garantojnë standardin e lartë të ndjekur.

Lidhur me punën e operatorit postar ndërkombëtar DHL, Celibashi sqaroi se KQZ i ka kërkuar këtij shërbimi të dorëzojë dokumentacionin mbi mënyrën e shpërndarjes dhe kthimit të fletëve të votimit nga emigrantët. Ky dokumentacion do t’u vihet në dispozicion subjekteve politike.

Sipas tij, përgatitja e dokumentacionit zgjedhor në Parkun Olimpik është monitoruar në çdo hap nga përfaqësues të partive politike, organizata të shoqërisë civile dhe kamera sigurie. E njëjta procedurë ka ndodhur edhe gjatë kthimit të votave nga DHL.

“Procesi ka qenë transparent dhe i sigurt. Nuk ka pasur fletë të shtuara, as vota të trafikuara. Çdo gjë është kryer sipas standardeve. Ngelet të shqyrtohen vetëm pretendimet që lidhen me operacionin postar në fazën e shpërndarjes dhe rikthimit të fletëve”, përfundoi Celibashi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.