Demokratët vijojnë të shmangin vetëreflektimin pas humbjes së Aleancës për Shqipërinë Madhështore më 11 maj, duke identifikuar fajtorë të rinj për rezultatin. Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar publikisht shërbimin postar ndërkombëtar DHL, duke pretenduar se ka shkelur kontratën me urdhër të qeverisë.
“DHL, me urdhër të qeverisë, ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me PS-në, ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej,” deklaroi Berisha.
Ai gjithashtu akuzoi Postën Shqiptare për përfshirje në atë që e quajti “farsë elektorale”. “Dora e zezë e Postës Shqiptare është një nga faktorët që ushtruan ndikim mbi votën e diasporës,” shtoi ai.
Berisha komentoi edhe për operacionin ndërkombëtar mes SPAK dhe Antimafias italiane, duke i njohur meritat vetëm autoriteteve të huaja. “Përshëndes Antimafien italiane. SPAK-u aty ishte… Të themi atë që është. Por ky është një operacion në vazhdim. Të presim,” tha ai, duke shtuar se “eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën”.
Në lidhje me dokumentet që Partia Demokratike ka dërguar në SHBA për të denoncuar procesin zgjedhor, Berisha sqaroi se bëhet fjalë për një raport paraprak, dhe se letra të ngjashme do t’u dërgohen të gjitha qeverive perëndimore me qëllim sensibilizimin për atë që ai e cilëson si “zgjedhje të manipuluara më 11 maj”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.