Balla: Diaspora votoi masivisht, 2 në 3 votues mbështetën Edi Ramën dhe PS

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në përfundim të procesit të numërimit të votave të ardhura nga shqiptarët jashtë vendit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, dha një deklaratë nga Parku Olimpik në Tiranë, ku u zhvillua numërimi. Ai shprehu mirënjohjen ndaj mbi 200 mijë bashkatdhetarëve që morën pjesë në votim, duke e cilësuar këtë si një pjesëmarrje historike dhe një tregues të interesit të lartë të diasporës për zhvillimet politike në vend. Balla theksoi mbështetjen e shumicës së votuesve jashtë Shqipërisë për Partinë Socialiste dhe Kryeministrin Edi Rama, ndërsa nënvizoi edhe nevojën për të përfshirë më shumë shqiptarë në emigracion në proceset zgjedhore të ardhshme.

“Në mbyllje te procesit këtu në Parkun Olimpik ku janë numëruar dhe vlerësuar mbi 200 mijë vota nga diaspora, Dua të falenderoj të gjithë bashkatdhetarët tanë kudo në botë, në Itali, Greqi, SHBA, në Britani në Kanada në Francë e kudo në Europë e në botë, për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Duhet ta themi që shqiptarët në diasporë treguan një nivel të lartë interesimi, sepse kemi pasur një nivel të lartë koeficienti kthyeshmërie krahasuar me vendet e tjera. Pra në 246 mijë bashkatdhetarë të regjistruar, mbi 200 mijë ishin ata që i kthyen zarfet. Dhe kjo krahasuar me vendet e tjera të cilat përdorin një sistem të ngjashëm është një përqindje shumë e lartë. Dua ti falenderoj të gjithë ata që besuan dhe mbështetën Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për të vijuar rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE.

2 në 3 Votues nga jashtë i kanë dhënë besimin Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për ta përmbyllur këtë rrugëtim historik.

Dua ti falenderoj edhe ata që nuk na votuan sepse të  tilla janë zgjedhjet, një në tre menduan që mund të jetë dikush tjetër, forca të tjera politike. Dhe kjo na jep edhe atë frymëzimin për të punuar më shumë gjatë këtij mandate, për të rritur besimin. Jam shumë i sigurt që në vitin 2029 do të jenë më shumë bashkatdhetar që do të regjistrohen për të marrë pjesë përsëri në zgjedhje sepse në këto zgjedhje koha ndoshta ishte e shkurtër” tha Balla.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.