Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur sot se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të ardhura nga jashtë vendit, për kandidatët me votim preferencial në listat e hapura në të 12 qarqet e Shqipërisë.
Sipas Celibashit, numërimi i votave nga diaspora është mbyllur për kandidatët preferencialë në qarqet: Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan.
Po ashtu, është përfunduar edhe numërimi i votave të ardhura nga emigracioni për subjektet politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga 246 mijë votues të regjistruar në platformën elektronike PER, mbi 200 mijë kanë kthyer zarfet me fletët e votimit, duke shprehur preferencat e tyre si për partitë, ashtu edhe për kandidatët individualë.
Ky është një nga proceset më të mëdha të votimit nga jashtë i realizuar deri më sot, dhe vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes më aktive të diasporës në jetën politike të vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.