Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka ngritur alarmin për situatën e përkeqësuar në Ballkanin Perëndimor, duke fajësuar nacionalizmin serb dhe mungesën e angazhimit të Bashkimit Europian si faktorët kryesorë që po pengojnë zhvillimin e rajonit.
Gjatë një leksioni të mbajtur në Universitetin e Sarajevës, Gjukanoviç deklaroi se “Mali i Zi sot është më shumë se kurrë i prekur nga ndikimi i nacionalizmit të Serbisë së Madhe”, duke shtuar se kjo po ndikon negativisht në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, përfshirë ato me Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe Kroacinë.
Sipas tij, Bashkimi Europian ka dështuar të mbajë gjallë projektin e integrimit europian për vendet e Ballkanit, duke lejuar hapësirë për rritjen e narrativave destabilizuese.
“Fatkeqësisht, duhet të them se situata në rajon sot është më e keqe se sa ishte rreth dhjetë vjet më parë. Para së gjithash, më duket se perspektiva europiane e të gjitha vendeve në rajon është mjegulluar edhe më shumë”, theksoi Gjukanoviç.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kritik për rajonin, i cili ndodhet mes përpjekjeve për integrim europian dhe rikthimit të tensioneve të vjetra etno-nacionaliste.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.