Ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë vendit për kandidatët në listat e hapura në pesë qarqe: Kukës, Shkodër, Dibër, Fier dhe Durrës. Votuesit e diasporës kanë shfrytëzuar të drejtën për votim preferencial, duke zgjedhur individë të veçantë brenda listave të partive.
Në qarkun e Durrësit, nga radhët e Partisë Socialiste, më i votuari rezulton kandidati Ani Dyrmishi, i ndjekur nga Arkend Balla. Nga ana tjetër, votuesit demokratë në diasporë kanë renditur të parin Arian Ndojën nga Partia Demokratike.
Ndërkohë, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave preferenciale vijon në shtatë qarqet e mbetura: Tiranë, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Rezultatet përfundimtare pritet të japin një pasqyrë më të qartë të preferencave të emigrantëve shqiptarë për kandidatët individualë, në kuadër të sistemit të listave të hapura.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.