Në parkun olimpik “Feti Borova” në Tiranë vijon procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Burime nga komisioni i numërimit bëjnë me dije se gara është e fortë në tre qarqe kyçe: Tiranë, Vlorë dhe Korçë, ku diferencat mes kandidatëve vijojnë të jenë të ngushta dhe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve.
Në qarqet e Shkodrës dhe Dibrës, deri më tani, nuk janë shënuar ndryshime në renditjen e kandidatëve fitues, duke ruajtur konfigurimin e deritanishëm të mandateve.
Në Tiranë, që përbën një ndër qarqet më të mëdha dhe më vendimtare, pritet që procesi i numërimit të përfundojë brenda ditës së sotme. Të dhënat paraprake sugjerojnë se vota e diasporës mund të ketë ndikim të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar në këtë qark.
Zyrtarë të KQZ-së bëjnë me dije se procesi po zhvillohet në përputhje me standardet dhe nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të akredituar, duke garantuar transparencën dhe integritetin e votës së emigrantëve shqiptarë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.