Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 14 muaj burg nga një gjykatë britanike, pasi u kapën duke menaxhuar një fabrikë të madhe kanabisi në një njësi industriale në zonën Maple Road, Eastbourne.
Klevis Kurti dhe Eljohn Mozhika, të dy 22 vjeç, u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në një operacion të sofistikuar kultivimi, që përfshinte rreth 900 bimë kanabisi. Hetimet zbuluan se të rinjtë kishin rol aktiv në mirëmbajtjen e bimëve, përfshirë ujitjen, kontrollin e ndriçimit dhe menaxhimin e kushteve të rritjes.

Policia britanike ndërhyri më 19 shkurt, duke gjetur në ambientet e brendshme 470 bimë aktive, me kapacitet të mjaftueshëm për të realizuar deri në tre cikle prodhimi në vit. Sipas ekspertëve, struktura kishte potencial për të prodhuar nga 25 deri në 75 kilogramë kanabis në vit, me vlerë të konsiderueshme në tregun ilegal.
Në seancën gjyqësore u theksua se Kurti dhe Mozhika jetonin në kushte të vështira, pa marrë asnjë pagesë për punën e tyre. Ata dyshohet se ishin shfrytëzuar nga rrjete kriminale dhe se punonin për të shlyer borxhe që varionin nga 3,000 deri në 5,000 paund, ndaj trafikantëve që u kishin mundësuar hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ju ishit pjesë e një operacioni shumë më të madh. Të dy jeni vetëm ingranazhe të vogla në një makinë kriminale të sofistikuar. Histori që e dëgjoj çdo javë!”, deklaroi gjykatësi Martin Huseyin, gjatë dhënies së vendimit.
Të dënuarit do të vuajnë të paktën 40% të dënimit përpara se të shqyrtohet mundësia e deportimit të tyre. Gjykata urdhëroi gjithashtu shkatërrimin e bimëve dhe pajisjeve të përdorura për kultivimin e drogës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.