Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një lajm të rëndësishëm për mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Gjatë vizitës së kryeministres italiane Giorgia Meloni në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, është dorëzuar dokumenti final për zbatimin e marrëveshjes së pensioneve mes dy vendeve.
Rama theksoi se kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025 dhe do t’u japë mundësi shqiptarëve që kanë kontribuar në sistemin italian të përfitojnë pensionin që u takon.
“Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë” shkroi Rama, duke shtuar se kjo marrëveshje është dëshmi e një niveli të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.