“Vizita” që shënoi më parë premierën në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, u shfaq në skenën e Tiranës, por ka vijuar edhe nëpër skenat e tjera teatrore jashtë vendit. Pas skenave në Itali, në Prizren në Kosovë apo dhe në Bosnje, shfaqja teatrore “Vizita” me regji nga Davide Iodice u ngjit edhe në skenën e Budapestit në Hungari.
“Vizita” në ishte në skenë në MITEM FESTIVAL, Budapest Hungari. Më herët teatri “Migjeni” bëri me dije se shfaqja do të ishte në skenën e Budapestit mbrëmjen e datës 16 maj në Gobbi Hilda Stage, National Theatre of Budapest, Hungari. “Kjo shfaqje vazhdon në të dytin vit të jetës së saj të shkruaj një faqe të rëndësishme në historinë e teatrit shqiptar”, thuhet nga teatri. Vepra me regji nga Davide Iodice shënoi premierën botërore në tetor 2023 në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.
“Vizita” me tekst nga Fabio Pisano është e mbështetur në kryeveprën e H.G. Wells “Vizita e mrekullueshme. Në festivalin mbarëkombëtar të teatrit “Mosiu” “Vizita” mori çmimet: Shfaqja më e mirë; Muzika më e mirë origjinale; Skenografia më e mirë. Në vijim kjo shfaqje u vlerësua dhe me një tjetër çmim. Në Festivalin e Teatrit MESS, Sarajevë u vlerësua me çmimin e kritikës dhe medias “Oslobodenje ”. Kjo shfaqje teatrore e vlerësuar me disa çmime deri tani erdhi në skenë më parë nga bashkëpunimi mes teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës dhe Sardegna Teatro, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Shfaqja “Vizita” me regji të italianit Davide Iodice, muzika është nga Lino Cannavacciolo, teksti nga Fabio Pisano është shqipëruar nga Zija Vukaj. Aktorët në këtë shfaqje teatrore janë Nikolin Ferketa, Raimonda Markja, Pjerin Vlashi, Fritz Selmani, Rita Gjeka Kacarosi, Julinda Emiri, Jozef Shiroka, Merita Smaja, Aleksandër Prenga dhe Vladimir Doda. Ndihmës regjisor në vepër është Jozef Shiroka dhe kostruksionet skenografike dhe kostumet Divni Gushta.
Nga Julia Vrapi
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.