SHBA/ Ambasadori William Walker vlerësohet nga komuniteti shqiptar në Texas

E premte, 4 Korrik, 2025

Në ambientet e Qendrës së Komunitetit Shqiptar Amerikan të Texasit (AACC TX), u zhvillua një ngjarje e veçantë nën patronatin e Bordit Drejtues të kryesuar nga z. Visar Visoka (Kryetar) dhe z. Bekim Ademi (Nënkryetar). Të pranishëm ishin qindra bashkëatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në shtetin e Texas-it.

Në fokus të kësaj ngjarjeje që bashkoi komunitetin ishte promovimi i librit “Reçaku”, shkruar nga Ambasadori William G. Walker, dëshmitari i parë ndërkombëtar i masakrës së Reçakut dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të çështjes shqiptare në vitet e vështira të historisë sonë moderne.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndaj së vërtetës dhe drejtësisë, Ambasadorit Walker iu dorëzua një mirënjohje e veçantë nga komuniteti shqiptar në Dallas.

Ky aktivitet shërbeu jo vetëm si promovim kulturor dhe historik, por edhe si një moment reflektimi dhe falënderimi për figurat që qëndruan krah popullit shqiptar në ditët më të errëta të historisë së tij. Mes emocioneve dhe krenarisë, u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe forcimit të unitetit kombëtar në diasporë.

Komuniteti shqiptar në Texas falënderon ambasadorin William G. Walker për praninë e tij dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj popullit shqiptar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.