CNN rendit Shqipërinë në vend të parë për finalen e Eurovision 2025

E enjte, 3 Korrik, 2025

Në një renditje krejt subjektive të 26 këngëve finaliste të Eurovision Song Contest 2025, rrjeti ndërkombëtar CNN ka vendosur Shqipërinë në vend të parë, duke e cilësuar si performancën më të mirë që do të ngjitet në skenën e finales që zhvillohet nesër në Basel, Zvicër.

Në artikullin që përshkruan me tone ironike dhe plot entuziazëm çdo konkurrues, CNN thotë se për ata që shijojnë absurditetin, politikat e brendshme dhe paradat ekstravagante si në konklavën papnore, por që do të donin që kardinalët të visheshin me lëkurë leopardi dhe të lëkundeshin në topa ushtrimesh për të kërkuar votën e publikut – atëherë Eurovision është vendi i duhur. Dhe, sipas tyre, Shqipëria është mishërimi më i pastër i këtij absurdi të shkëlqyeshëm.

CNN e përshkruan këngën shqiptare si “Shkodra elektronike”, duke e cilësuar një përzierje marramendëse dhe joshëse që i jep spektaklit ritëm, energji dhe identitet. Performanca është një kombinim i padiskutueshëm i çmendurisë skenike, ironisë kulturore dhe sharmeve vizuale që e bëjnë të pazëvendësueshme në këtë kompeticion të famshëm evropian, shkruan Diaspora Shqiptare.

Kjo vlerësim nga një media e njohur si CNN është një lajm i madh për Shqipërinë, e cila shpeshherë ka mbetur në hije në Eurovision, dhe tashmë hyn në finalen e madhe me entuziazëm dhe përkrahje ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.