Presidenti francez Emmanuel Macron i dërgoi një sinjal të qartë Bashkimit Europian nga kryeqyteti shqiptar këtë të premte, duke bërë thirrje për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për një koordinim më të thellë rajonal përballë sfidave globale.
Gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian (CPE) të mbajtur në Tiranë, Macron theksoi se “duhet bërë diçka më shumë” për integrimin europian të rajonit dhe se zgjerimi i BE-së nuk duhet të mbetet më një temë dytësore, por një çështje strategjike në axhendën europiane.
“Duhet të bashkërendohemi për kërcënimet që vijnë nga jashtë, për gjithçka që mund të sjellë konkurrencë të pandershme,” tha Macron, duke përmendur presionet ekonomike nga Azia dhe marrëdhëniet tregtare të ndërlikuara me SHBA-të.
Presidenti francez argumentoi se një treg europian me 700 milionë konsumatorë do të ishte më rezistent ndaj trysnive të jashtme, duke theksuar se uniteti ekonomik dhe siguria duhet të jenë shtylla të forcimit të kontinentit. Ai sugjeroi gjithashtu ngritjen e një sekretariati të posaçëm për të koordinuar aktivitetet e Komunitetit Politik Europian dhe për të garantuar një qasje të unifikuar ndaj sfidave të përbashkëta.
Për Macron-in, kjo është një kohë kritike për ti “dalë zot” situatës ndërkombëtare dhe për ta kthyer CPE-në në një platformë të besueshme për sigurinë, bashkëpunimin ekonomik dhe ndikimin strategjik të Europës në një rend global gjithnjë e më të fragmentuar.
Samiti në Tiranë, që mblodhi liderë nga mbarë kontinenti, u pa si një moment i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat prej vitesh qëndrojnë në prag të BE-së. Fjalimi i Macron-it shton presionin ndaj Brukselit për të hequr dorë nga strategjitë e zvarritjes dhe për t’i dhënë Ballkanit një vend real në tryezën europiane.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.