Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri dhe Qendra Kinematografike e Kosovës paraqiten në tregun e filmit në Kanë me një hapësirë të përbashkët, ku pjesëmarrja është një mundësi për prezantimin e krijimtarisë sonë filmike. Qendra Kombëtare e Kinematografisë është pjesë e këtij edicioni të Marché du Film, në Kanë, të Francës, tregu më i madh i kinematografisë europiane, i cili vijon deri më 20 maj dhe pret profesionistë film-dashës nga gjithë bota, ku së bashku me Qendrën Kinematografike të Kosovës janë me një pavijon të përbashkët. Kosova dhe Shqipëria e hapën më datë 13 maj pavijonin e përbashkët në Marché du Film në Kanë, ngjarjen më të madhe të industrisë së filmit në botë.
Për këtë pjesëmarrje ka reaguar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, sipas cilës pavijoni i përbashkët do të jetë vendtakimi i producentëve, regjisorëve dhe profesionistëve nga të dy vendet. “Nën organizimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, pavijoni në International Village Riviera (Pavilion 137) do të jetë vendtakimi i producentëve, regjisorëve dhe profesionistëve të industrisë nga të dy vendet, të cilët po përfaqësojnë kinematografinë tonë në nivel ndërkombëtar”, thuhet nga kjo ministri, që shton më tej se pjesëmarrja në këtë ngjarje është mundësi e jashtëzakonshme për prezantimin e krijimtarisë sonë filmike, ndërlidhjen me rrjete ndërkombëtare dhe hapjen e rrugës për bashkëprodhime të reja.
Marché du Film në Kanë
Marché du Film themeluar në vitin 1959, mbahet çdo vit në bashkëpunim me festivalin e Kanës. Edhe një vit më parë Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë me Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK) u prezantuan me një pavijon të përbashkët në tregun e filmit Marché du Film në Kanë të Francës. Të pranishëm, përveç përfaqësuesve të Qendrave Kombëtare Kinematografike ishin edhe producentë e kineastë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe kineastë shqiptarë të diasporës, të cilët në takime me producentë, distributorë dhe përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare promovuan filmat më të fundit të tyre të mbështetur nga qendrat e filmit, ku në vëmendje ishin dhe bashkëpunëtorë për projektet e tyre të ardhshme.
Ndërsa këtë vit edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë çeli siparin të martën. Festivali i 78-të vjetor i filmit në Kanë do të zhvillohet këtë vit nga 13 deri më 24 maj 2025 dhe në garë janë filma që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur. Festivali do të ketë si çdo edicion edhe çmimet për më të mirët në filma. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë është një nga tre festivalet e mëdha evropiane të filmit, së bashku me Festivalin e Filmit të Venecias në Itali dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në Gjermani.
Nga Julia Vrapi
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.