Ekstradohen katër persona të kërkuar për trafik droge në Itali e Greqi

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Një operacion i përbashkët ndërkombëtar i strukturave të INTERPOL-it në Tiranë, Romë dhe Athinë ka sjellë ekstradimin e katër shtetasve të dyshuar ose të dënuar për trafik droge.

Nga Greqia në Shqipëri u rikthye Altin Merdani, 46 vjeç, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Gjirokastrës për prodhim dhe shitje droge, konkretisht transportimin e rreth 100 kg kanabis në zonën e Përmetit në 2015-ën. Merdanit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2.5 vite burg.

Nga Shqipëria në Itali u ekstradua Fatmir Isollari, 58 vjeç, i dënuar me 7 vite burg për trafik kokaine në kuadër të një organizate kriminale, si dhe Xh.H., 30 vjeç, dhe A.A., 27 vjeç, për trafik droge dhe krime të tjera në Romë.

Ky bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar synon goditjen efektive të rrjeteve të trafikimit të drogës në rajon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.