Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, Kryeministri britanik Keir Starmer vlerësoi rezultatet e bashkëpunimit mes dy qeverive, duke theksuar një rënie të ndjeshme të emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Nga 12 mijë shqiptarë që mbërritën me gomone në vitin 2022, numri ka rënë në vetëm 600 në vitin 2024 – një ulje prej 94%.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Starmer tha se partneriteti me Shqipërinë ka prodhuar një model suksesi, të cilin Londra kërkon ta zgjerojë edhe në vende të tjera të rajonit.
“Diskutuam për mënyrat si ta zgjerojmë bashkëpunimin, jo vetëm për çështjen e emigracionit të paligjshëm, por edhe për luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar. Efektiviteti i kësaj skuadre të përbashkët ka treguar se rezultatet vijnë kur palët angazhohen konkretisht, jo kur rrinë të flasin rreth problemit”, u shpreh ai.
Starmer u ndal edhe te mundësia për rritje të kuotave të vizave për punë sezonale për qytetarët shqiptarë, duke lënë të hapur një diskutim mbi opsionet e ligjshme të migrimit dhe kthimin e azilkërkuesve të refuzuar.
Kjo vizitë e Starmer vjen në një kohë kur raportet mes dy vendeve janë forcuar ndjeshëm falë bashkëpunimit për emigracionin dhe çështje të sigurisë. Kryeministri britanik e cilësoi Task Forcën e përbashkët si “një shembull që mund t’u shërbejë edhe vendeve të tjera”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.