Filarmonia e Kosovës do të shënojë një moment historik me koncertin e saj të parë në Bullgari më 17 maj në Bulgari Hall në Sofje. Ky koncert, i cili shënon 25-vjetorin e themelimit të orkestrës, do të përforcojë lidhjet kulturore ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, një ngjarje e rëndësishme për të dy vendet.
Ngjarja do të udhëhiqet nga dirigjenti i njohur Maestro Nayden Todorov, i cili ka lidhje të ngushta me historinë muzikore të Kosovës. Todorov, një figurë e njohur në skenën muzikore ndërkombëtare, do të udhëheqë orkestrën në një program të pasur që përfshin vepra të kompozitorëve të shquar.
Në programin e koncertit do të shfaqen vepra nga Rexho Mulliqi, me “Baresha” (Bariesha), Valton Beqiri – “AlBalkanika”, si dhe arie të njohura nga operat e Giacomo Puccinit dhe Giuseppe Verdit, përfshirë pjesën “Un bel dì, vedremo” nga opera Madama Butterfly dhe “Overture to Nabucco”. Përveç kësaj, do të interpretohet “Kapela me tre cepa” nga Manuel de Falla, suita numër dy.
Si solistë do të marrin pjesë sopranoja Besa Llugiqi dhe saksofonisti Vitaly Vatulya, të cilët do të sjellin një dimension të veçantë performancës me interpretimet e tyre të jashtëzakonshme.
Ky koncert i Filarmonisë së Kosovës në Sofje është një hap i rëndësishëm për të thelluar bashkëpunimin kulturor ndërmjet dy vendeve dhe një mundësi për të promovuar talentet artistike të Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.