Luan Rama prezanton në Itali librin “La donna che veniva dalla nebbia”

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Pas suksesit në Paris, diplomati, shkrimtari dhe poeti i njohur shqiptar, Luan Rama, rikthehet në Itali për të prezantuar veprën e tij më të re: “La donna che veniva dalla nebbia”. I njohur si një nga rrëfimtarët më të spikatur shqiptarë të kohës sonë, Luan Rama do të jetë mysafir në disa nga hapësirat më të rëndësishme kulturore të vendit.

Promovimi i parë do të zhvillohet në Asti, më 17 maj, ora 18:00, në ambientet e Qendrës Artistike dhe Kulturore Shqiptare “Margarita Xhepa”, një pikëtakim i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Piemonte dhe jo vetëm.

Takimi i dytë do të mbahet në Milano, në një vend me histori të gjatë letrare: Libreria Bocca, që daton prej vitit 1775, në Galerinë e njohur të Duomos. Prezentimi do të zhvillohet të dielën, në orën 12:00, dhe do të shoqërohet nga Anita Di Mineo, kuratore kulturore dhe përkrahëse e letërsisë shqiptare në Itali.

Në këtë turne letrar, Luan Rama vjen jo vetëm si përfaqësues i diplomacisë shqiptare, por edhe si zë i fuqishëm i një letërsie që tejkalon kufijtë, sjell kujtesën dhe poezinë në një rrëfim që i përket të gjithëve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.