New York/ Mark Gjonaj falënderon komunitetin për suksesin e Panairit Skënderbeu

E martë, 1 Korrik, 2025

Me përfundimin me sukses të Panairit të 4-t Vjetor “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ish-këshilltari i qytetit të New York-ut dhe zëri i fortë i diasporës shqiptare, Mark Gjonaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për gjithë ata që kontribuuan në këtë festë të kulturës dhe identitetit shqiptar.

“Një faleminderit për të gjithë ata që ndihmuan ta bënin Panairin një festë të paharrueshme të kulturës, trashëgimisë dhe krenarisë së komunitetit shqiptar!”, shkroi Gjonaj në një mesazh publik pas mbylljes së aktivitetit.

Panairi, që u zhvillua në New York, pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, mblodhi së bashku sponsorë, mbështetës, vullnetarë, artistë, shitës dhe pjesëmarrës të shumtë, të cilët qëndruan aktivë gjatë gjithë ditës. Ngjarja u kthye në një qendër të gjallë të kulturës shqiptare, duke ofruar performanca artistike, ushqime tradicionale, artizanate dhe prezantime të pasurisë historike të kombit shqiptar.

“Zemra ime është plot gëzim dhe krenari!”, shtoi Gjonaj, duke vlerësuar përkushtimin e komunitetit shqiptar që, sipas tij, vazhdon të tregojë forcën, unitetin dhe dashurinë për rrënjët kombëtare.

Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është tashmë një traditë e konsoliduar në kalendarin kulturor të shqiptarëve në diasporë dhe një dëshmi e angazhimit të palëkundur të komunitetit për ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore në zemër të Amerikës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.