Një mozaik kulturash, ngjyrash dhe ritmesh do të marrë jetë sërish në Tuneun e përvitshëm multikulturor “Kypseli Mundial”, që këtë vit mbahet në datat 10–12 maj në zemër të Athinës, në lagjen e njohur të Kypselit. Aktiviteti, tashmë i kthyer në një traditë të dashur për emigrantët dhe vendasit, organizohet nga Greek Forum of Migrants – Ελληνικό Φόρουμ Μεταναστών, duke vënë në qendër komunitetet që e pasurojnë përditë jetën kulturore greke.
Ndër pjesëmarrësit është edhe Komuniteti Shqiptar në Greqi, i cili do të ngjitet në skenë ditën e diel, më 11 maj 2025, ora 15:30, me një program artistik që premton emocion, krenari dhe shumë ritëm.
Publiku do të ketë mundësinë të shijojë zërin e këngëtarëve Valentina Sinani dhe Agron Troshani, tingujt e çiftelisë së Bardhok Ndocit, si dhe performancën e grupit të valleve nën drejtimin e Lura Llabanit, që do të sjellin atmosferën autentike të trevave shqiptare në një prej eventeve më tërheqëse të pranverës në Athinë.
Festivali do të ofrojë gjithashtu aktivitete sportive si futboll, kënde argëtimi për fëmijë, gatime tradicionale nga vende të ndryshme dhe një atmosferë që tejkalon kufijtë gjuhësorë e kombëtarë.
Hyrja është falas, dhe organizatorët ftojnë të gjithë shqiptarët e Athinës – e jo vetëm – të bëhen pjesë e kësaj feste të bashkëjetesës kulturore.
Adresa: Αλεπότρυπα, Kypseli
Link vendndodhjeje

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.