Një aksident i rëndë në punë i ka marrë jetën një të riu nga Kosova mëngjesin e së martës në qytetin e Milanos. Viktima, një punëtor ndërtimi 24-vjeçar, humbi jetën pas një rënieje tragjike nga kati i tretë i një godine në rikonstruksion, në adresën Via Edoardo Bassini 39, në lindje të qytetit.
Sipas të dhënave të policisë rënia ndodhi rreth orës 09:30 të mëngjesit. Rrethanat e sakta të incidentit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim nga autoritetet përkatëse. Një tjetër punëtor ndodhej në kantier në momentin e ngjarjes, i cili nu ka pësuar dëmtime.
Viktima ishte i punësuar pranë një kompanie ndërtimi me seli në rajonin e Breshias. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikësve nga reparti i Piazzale Cuoco, përfaqësues të autoritetit sanitar ATS, karabinierët, policia lokale si dhe shërbimet e emergjencës 118. Fatkeqësisht, mjekët nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse të konstatojnë vdekjen e të riut.
Zjarfikësit po punojnë për sigurimin e plotë të zonës, duke larguar çdo material të rrezikshëm, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar nëse ka pasur shkelje të protokolleve të sigurisë apo neglizhencë nga ana e kompanisë ndërtuese.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.