Më 15 qershor 2025, qyteti i Torontos do të jetë mikpritës i një ngjarjeje historike për komunitetin shqiptar në Amerikën e Veriut: Panairi i parë i Bizneseve Shqiptaro-Kanadeze. Aktiviteti do të zhvillohet në adresën 739 Browns Line, Etobicoke, Ontario, dhe do të shënojë një moment kthese në përpjekjet për të lidhur më ngushtë sipërmarrësit shqiptarë mes vete dhe me tregun kanadez.
Lajmi është bërë i ditur nga Naser Berisha, president i Rrjetit të Bizneseve Shqiptaro-Kanadeze (RBShK), organizata që qëndron pas këtij organizimi përmasash të pazakonta për diasporën.
“Ky panair është më shumë se një ekspozitë produktesh dhe shërbimesh — është një demonstrim i gjallë i vitalitetit ekonomik shqiptar në Kanada dhe një platformë konkrete për partneritete të reja,” tha Berisha në një postim në facebook.
Si një shenjë mbështetjeje institucionale, panairi do të zhvillohet nën praninë dhe përkrahjen zyrtare të tri ambasadave shqiptare në Ottawa:
Ambasada e Shqipërisë, përfaqësuar nga Ambasadorja Artemis Malo,
Ambasada e Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ambasadori Adriatik Kryeziu,
Ambasada e Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Ambasadori Agron Baxhaku.
Organizatorët kanë bërë thirrje të hapur për pjesëmarrje, duke ftuar bizneset shqiptare që veprojnë në Kanada, konsumatorët, punëkërkuesit dhe profesionistët nga të gjitha fushat të jenë pjesë e këtij aktiviteti unik. Bizneset që dëshirojnë të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre mund të rezervojnë stendat përmes kontakteve të përcaktuara në fletëpalosjen zyrtare të panairit.
Panairi është projektuar si një hapësirë e gjallë bashkëpunimi, promovimi dhe rrjetëzimi, ku historia personale e suksesit, inovacioni, dhe rrënjët shqiptare do të ndërthuren për të ndërtuar ura të reja ekonomike e kulturore.
“Me këtë panair, ne nuk po festojmë vetëm biznesin, por identitetin tonë dhe të ardhmen që mund të ndërtojmë së bashku,” përfundon Naser Berisha në njoftimin e tij.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.