Për herë të parë në historinë e qytetit të Trentos, në Itali tre qytetarë me origjinë shqiptare janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Bashkiak, duke shënuar një moment historik për integrimin dhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Itali.
Xheik Shero, Spartak Malaj dhe Kristofor Ceko do të jenë zërat e rinj që do të përfaqësojnë jo vetëm qytetarët e Trentos, por edhe mijëra shqiptarë që prej vitesh kontribuojnë në jetën sociale, ekonomike dhe kulturore të këtij qyteti verior italian.
Zgjedhjet lokale u zhvilluan ditën e djeshme. Kryetari aktual i bashkisë, Franco Ianeselli, siguroi një tjetër mandat, dhe menjëherë pas fitores shprehu falënderimet për të gjithë qytetarët dhe mbështetjen e gjerë që reflektoi një dëshirë të qartë për vazhdimësi dhe përfaqësim të drejtë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.