Greqi/ Zarfat presin në DHL, Rama s’komenton parregullsitë, thjesht zgjat orarin

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ndërsa procesi i votimit për shqiptarët jashtë vendit është në zhvillim e sipër, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shtyrjen e orarit të shërbimit në pikat e DHL në Greqi, duke u kërkuar votuesve që të dorëzojnë sa më shpejt zarfin me votën e tyre. Megjithatë, kreu i qeverisë nuk ka adresuar asnjë nga shqetësimet e ngritura publikisht për parregullsitë në shpërndarjen e këtyre zarfeve, të denoncuara nga vetë qytetarët dhe media.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama informoi votuesit e regjistruar në Greqi se nga data 5 deri më 9 maj, pikat e DHL do të funksionojnë me orar të zgjatur për të mundësuar dorëzimin e votave. Ai publikoi gjithashtu një tabelë me adresat dhe oraret e shërbimit për qytetarët në territorin grek, duke përfshirë edhe një sqarim për votuesit që banojnë në ishuj: për shkak të kufizimeve logjistike, dorëzimi i zarfeve të tyre duhet të përfundojë më së voni më 6 maj.

Kryeministri e përmbylli mesazhin me një thirrje të drejtpërdrejtë për votë për Partinë Socialiste dhe vizionin e saj për “Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, duke e shoqëruar me një narrativë të patriotizmit dhe integrimit europian.

Por përtej mesazhit elektoral, Rama ka zgjedhur të mos i përgjigjet publikisht një serie akuzash serioze për parregullsi në procesin e votimit të diasporës, veçanërisht në Greqi. Sipas raportimeve të gazetës Diaspora Shqiptare, dhe dëshmive të drejtpërdrejta të qytetarëve, kompania DHL dhe nënkontraktorët e saj në Greqi po veprojnë në kundërshtim me marrëveshjen ligjore të firmosur me autoritetet zgjedhore shqiptare.

Sipas marrëveshjes, çdo zarf me votë duhet t’i dorëzohet qytetarit në adresën me të cilën është regjistruar në portalin e regjistrimit për votimin në emigracion (PER). Në vend të kësaj, shumë qytetarë raportojnë se janë njoftuar me email apo telefon për të shkuar personalisht në pikat e DHL, apo në disa raste në zyrat e lojërave të fatit, për të tërhequr zarfin – një praktikë që jo vetëm cenon besueshmërinë e procesit, por bie ndesh me standardet ligjore dhe të transparencës.

Ndërkohë, rastet e raportuara të humbjes së zarfeve, shpërndarjes në adresa të gabuara, ose mosrespektimit të afateve kanë shtuar mosbesimin në radhët e komunitetit emigrant. Burime të pavarura kanë bërë me dije se në disa raste është kërkuar që qytetarët të dorëzojnë fizikisht zarfin në pikat e shërbimit, ndonëse shumë prej tyre ndodhen dhjetëra kilometra larg vendbanimit të tyre, duke e bërë pjesëmarrjen reale në proces të vështirë e në disa raste të pamundur.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.